Rudina Hajdari: Në shtator gati partia e re me ajkën e qytetarisë, ndryshimin do ta bëjmë me rininë

Aktualitet

Shtatori do të ketë shumë zhvillime politike. E paralajmëruar prej disa muajsh, në vjeshtë pritet që Rudina Hajdari të zyrtarizojë lëvizjen e re politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, vajza e Azem Hajdarit rrëfen se projektin e ri politik po e përgatit me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që bëjë ndryshimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit" tha Hajdari.

Deklaratën ish-kryetarja e grupit demokrat, deputete në Kuvendin e Shqipërisë e përjashtuar nga Partia Demokratike pas dezertimit, që bëri duke mos djegur mandatin, e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët i ka pyetur se cfarë i sugjerojnë për aksionin politik në nisje të sesionit të ri parlamentar në muajin shtator.

Hajdari thotë se janë pikërisht qytetarët ata që i kërkojnë krijimin e një partie të re politike me fokus primar studentët edhe pse projekti ka kohë që është paralajmëruar.

ME TE LEXUARAT