Si mund të ndalet osteoporoza

Soft

Osteoporoza  është sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore e cila  ndodh në mënyrë të heshtur dhe progressive deri sa ndodh fraktura e parë.

Kjo sëmundje  prek të dy gjinitë por është më e  shprehur tek femrat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral i cili nuk mund të ndalet plotësisht. Masa kockore e fituar gjatë rinisë është një përcaktues i rëndësishëm i rrezikut të osteoporozës gjatë jetës së mëvonshme.

Prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që herët  në moshë të re, me qëllim që të ndërmerren masa për të parandaluar atë.

Sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Adoleshentët janë kategoria që kanë më shumë nevojë për ushqime të pasura me kalcium.

 Ushqimet e pasura me kalcium janë qumështi dhe nënproduktet e tij, perimet jeshile si brokoli, lakra jeshile, etj.

Marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe e vitamins D ndihmon në shëndetin e kockave.

ME TE LEXUARAT