Obama dhe Netanjahu nuk pajtohen rreth Iranit

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ob natPresidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Irani duhet të pajtohet që për një dekadë të ngrijë aktivitetet e saj bërthamore nëse dëshiron të arrihet marrëveshje. Obama e ka mbrojtur arritjen e mundshme të marrëveshjes gjatë intervistës me Reuters në Shtëpinë e Bardhë, të dhënë më 2 mars, një ditë para shkuarjes së kryeministrit të Izraelit në Uashington. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu do të mbaj sot fjalin në Kongresin amerikan kur pritet të flas kundër marrëveshjes së mundshme me Iranin.

“Nëse, në fakt Irani pajtohet që për një periudhë të gjatë ta mbaj programin e saj bërthamor aty ku e ka tani, apo që të kthej prapa disa elemente të programit ekzistues....nëse e arrijmë këtë, dhe e kemi një mënyrë për ta verifikuar këtë gjë, pasi nuk ka asnjë hap tjetër që mund të ndërmarrim dhe që do na jepte neve siguri që ata nuk kanë ndërtuar armë bërthamore”, ka thënë Obama gjatë intervistës. REL

ME TE LEXUARAT