Nipi i Haklajve, kush është komandoja që "detyron" Berishën të fshihet?

Aktualitet

Sipas te gjitha gjasave, nuk ka shqiptar që nuk e di historinë e fisit të “Haklajve” nga Tropoja, të cilët u shuan thuajse të gjithë si shkak i konflikteve të armatosura me armë zjarri. Megjithatë disa prej familjes së Haklajve kanë arritur të shpëtojnë nga plumbi dhe sot gjenden nëpër vende të ndryshme të botës, por jo duke u fshehur.

Kështu, njëri prej nipave të Haklajve është kthyer në Shqipëri këto ditë për pushime dhe kjo thuhet se ka vënë në alarm familjen e ish-kryeministrit Berisha.

Ai quhet S.Haklaj dhe është kushëri i afërt me Shkëlqim, Ylli, Halil dhe Fatmir Haklajt. Nipi i Haklajve është ish-ushtarak me shumë përvojë, i cili e ka dorëzuar uniformën e tij në vitin 2000 kur u largua për në Gjermani, por që edhe në Gjermani është një ndër komandot më të përgatitur të ushtrisë gjermane ku ka kaluar disa misione jo të lehta paqeruajtëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por çfarë i frikëson Berishajt? Në vitin 2009 autoritetet shqiptare ishin vënë në alarm për sigurinë e Berishës pasi S.Haklaj ishte parë në Mal të Zi duke kaluar pushimet. Gjithashtu në kohën e qeverisjes së Berishës, S.Haklaj mbahej në nën vëzhgim për shkak të aftësive të tij të larta në teknikën e luftimit, madje asokohe mediat raportuan se Berisha nuk lëvizte pa anti-plumb duke i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm.

S.Haklaj është i biri i Cen Haklaj, ish-nendrejtor gjimnazi në Bajram Curr, i cili është vrarë më 8 maj të vitit 2002 nga njerëzit e Berishës, siç tregojnë faktet e dokumentuara të kësaj çështje.

Nga çështja “Haklaj” kanë mbetur të vrarë rreth 200 burra nga fiset e Tropojës dhe gjithnjë, si nën zë, është thënë se ky konflikt që mbuloi me gjak veriun e vendit ka nisur nga një fjalë goje e Berishës.

Kjo është arsyeja pse Berisha këto kohë është mbyllur nga alarmi se S.Haklaj është parë nëpër Shqipëri këtë verë.

ME TE LEXUARAT