E frikshme, Mihal Kokëdhima thyen me grushte xhamin e makinës në lëvizje të turistëve

Aktualitet

Kanë dalë pamjet e momentit të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i restorantit në Porto Palermo të Himarës, Mihal Kokëdhima.

Videoja e realizuar nga pasagjerët në mjet tregon momentin e tmerrshëm, kur pronari i lokalit i hidhet me trup furgonit të turistëve në ecje, duke goditur me grushte xhamin e përparmë të mjetit për gati 3 kilometra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mihal Kokëdhima, që është edhe kushëriri i kreut të Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima”, arrin të thyejë plotësisht xhamin e mjetit, duke gjakosur dorën e tij, ndërsa ngjarja ka krijuar panik të madh te turistët, të cilët dëgjohen duke bërtitur të tronditur.

Në videon e siguruar nga "Balkanweb" duket Kokëdhima që thyen me grushte xhamin e makinës, e cila është në lëvizje.

ME TE LEXUARAT