Goxhaj, Ramës: Më dhunove me policë, i filmova me celularin që futa në mbathje

Aktualitet

goxhajAvokati Altin Goxhaj i dërgon një mesazh publik të mbushur me kërcënime, Kryeministrit Edi Rama, i bindur se ai ka urdhëruar jo vetëm arrestimin e tij, por edhe ndëshkimin nga oficerët e policisë së Pogradecit. Goxhaj ka pretenduar se ka filmime dhe regjistrime të sakta të të gjithë dhunës së ushtruar mbi të falë një celulari të katërt të fshehur në mbathje.

“E kam pasur gjatë gjithë kohës kur isha në rajonin e Policisë, – shkruan Goxhaj në Fb, duke iu drejtuar Kryeministrit. – E futa poshtë brekëve, ndërkohë që shkova në banjo. Si pisqollat e Isa Boletinit. Ti e di që policët vetëm aty s’kontrollojnë.”

Goxhaj u arrestua nga Policia e Pogradecit dje, pasi mori përsipër të kundërshtojë INUK-un në shembjen e një godine trekatëshe në buzë të liqenit të Pogradecit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mesazhin e tij me fyerje dhe shprehje banale, Goxhaj në veçanti falenderon miqtë që u solidarizuan me të. Sipas tij, “ishte ky solidaritet qe solli edhe anulimin nga Prokuroria të arrestimit tim dje në orën 22:00. Po çfarç ndodhi dje? Do të skandalizoheni! As që e mendoni!- rrëfen avokati, duke denoncuar dhunën. – Dje me kërcënuan me jetë dhe tortura fizike, përfshi edhe shkopin e policisë në …! Vetë Shefi i Komisariatit të Policise Pogradec Arben Curri, i cili organizoi arrestimin tim bashke me Fatmir Meta funksionar i larte i INUK-ut dhe Dallëndyshe Bici, me urdhër të Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, anuluar nga Prokuroria në 22:00!”- shkruan ai ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT