Maldini: Barcelona e Messi të destinuara për t’i thyer rekordet

Sport

maldiniLegjenda e mbrojtjes italiane, Paulo Maldini, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Barcelona janë të destinuara për t’i thyer të gjitha rekordet në futboll.

Barcelona në edicionin e fundit bëri sërish histori, pasi për herë të dytë fitoi tripletën (La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Barcelona tashmë ka shkruar histori, por kjo skuadër është ndërtuar për të thyer te gjitha rekordet. Leo Messi është lojtari më i mirë në botë. Prej asaj që kam parë unë, ai është në një pikë ku ishte Maradona”, u shpreh Maldini për Sky Sport.

Duke folur për treshen Messi, Suarez e Neymar, ai theksoi se ata janë fantastike dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat.

ME TE LEXUARAT