Arvizu takime lamtumire me Nishanin e Metën

Aktualitet

metaAmbasadori amerikan Alexander Arvizu ka zhvilluar sot takimet e lamtumirës me krerët e shtetit shqiptar.

Diplomati amerikan është pritur nga presidenti Bujar Nishani si edhe nga kreu e kuvendit Ilir Meta. Gjatë takimeve të vecanta, Nishani dhe Meta vlerësuan kontributin e Ambasadorit Arvizu gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Shqipëri dhe shprehën mirënjohjen për përkushtimin personal në shërbim të forcimit të aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për miqësinë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar dhe për mbështetjen e pakursyer të SHBA ndaj progresit të proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.

Nga ana e tij, ambasadori amerikan Arvizu shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre viteve.

Gjatë takimit me Metën. Arvizu vuri në dukje se pesha e Shqipërisë në rajon dhe në botë ka ardhur duke u rritur dhe theksoi se e ardhmja e vendit mbështetet fort në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe në forcimin e rolit të tij aktiv në NATO.

Gjatë takimeve të lamtumirës Nishani dhe Meta i uruan ambasadori Arvizu suksese gjatë karrierës së tij në vazhdim.

ME TE LEXUARAT