Gazheli: Lajm i mirë, heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të dyshimta për pastrim parash

Politikë

gazheliHeqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të dyshimta për pastrim parash, ku ndodhej për tre vjet rresht, është një lajm i mirë për vendin.

Kështu u shpreh sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Drejtori i Drejtorisë të Parandalimit dhe të Pastrimit të Parave, Gent Gazheli gjatë raportimit vjetor të kësaj drejtorie në Kuvend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazheli raportoi se, gjatë vitit 2014 ka patur 462 raste të dyshimta për pastrim parash. Ai deklaroi se janë shuma të vogla të pastrimit të parave të terrorizimit.

“Kemi hedhur hapa domethënës ndaj financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SHISH dhe SHIU-n. Kemi kërkuar akses në sistemin TIMS për të monitoruar shtetasit e huaj”, deklaroi Gazheli.

Sipas tij, ndër veprat problematike gjatë 2014, janë evazioni fiskal, trafikimi i lëndëve narkotike etj.

Por, Drejtori i Drejtorisë së Pastrimit të Parave ka qenë kritik me prokurorinë. Ai ka deklaruar në këtë komision se lë shumë për të dëshiruar hyrja e parave në kufi.

“Prokuroria duhet të bashkëpunojë më shumë, duhet të bëjë më shumë në hetimin e rasteve të pastrimit të parave. Ka pak të dënuar ose aspak për këto çështje”, deklaroi Gazheli

ME TE LEXUARAT