Kuzhinieri i Bayernit ka zbuluar ilaçin që ua rrit imunitetin lojtarëve ndaj COVID-19

Sport
Kuzhinieri i Bayernit ka zbuluar ilaçin që ua rrit imunitetin

Koronavirus ka pezulluar sportet në të gjithë botën dhe ka dërguar shumë atletë në izolim, në mënyrë që të mos infektohen.

Në izolim është edhe skuadra e Bayern Munich. Lojtarët e gjigantit bavarezë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe ushqimin për ta po e përgatit kuzhinieri Alfons Schuhbeck, i cili u tregon lojtarëve një plan-vakt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Schuhbeck pretendon se ai ka një ilaç që mbron nga korona, dhe atë ua jep lojtarëve.

“Për lojtarët e Bayernit, unë bëj lëng xhenxhefili çdo mëngjes. Për të qenë të saktë, gjysma xhenxhefil i shtrydhur dhe tjera lëng limoni”, ka deklaruar kuzhinieri, përcjell lajmi.

“Djemtë gjithashtu konsumojnë acide yndyrore Omega-3 përmes vajit të peshkut dhe farave të lirit ose shegës”.

“Përveç kësaj, unë rekomandoj shafran të Indisë ose hudhër”.

“Ai rrit mekanizmat e tyre mbrojtëse shëndetësore në maksimum, ata vështirë se mund të sëmurën. Nëse pini ilaçin gjatë gjithë kësaj kohe, me siguri nuk do të infektohen me koronavirus”.

Asnjë futbollist i Bayern deri më tani nuk është infektuar me koronavirus./Lajmi

ME TE LEXUARAT