Kush është Klement Balili, i akuzuar nga PD dhe Greqia si "baroni i drogës"

Aktualitet

klement-baliliKlement Balili eshte 46-vjeçari që akuzohet nga Partia Demokratike si kreu i një grupi kriminal që merret me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike prej 2 vitesh është Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.

Mediat greke shkruajnë se sasia prej 700 kilogram Cannabis Sativa që u sekuestrua pak ditë më parë në vendin helen i përket një biznesmeni të suksesshëm shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike pretendon se është fjala pikërisht për Klement Balilin. Ky i fundit një biznesmen i njohur në këtë qytet, teksa së fundmi është edhe pronar I kompleksit turistik “Santa Quaranta”

Kompleksi është ndër më luksozët dhe më modernët në bregdetin e Sarandës dhe më gjerë ku është inauguruar vetëm pak kohë më parë.

Balili është edhe pronar i hotel Olivias në bregdetin e Butrintit, një ndër hotelet më të njohura të zonës.

Bashke me vëllezërit e tij Klement Balili është pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk”, e cila operon në qarkun e Vlorës.

Prej dy vitesh Klement Balili është emëruar drejtor i transportit në qytetin bregdetar te Vlorës. Dy vite më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani në një dalje për mediat akuzoi Klement Balilin si një person i përfshirë në trafikun e drogës.

Në vitin 2006 Klement Balili u arrestuar nga policia e Shtetit në kuadër të një aksioni antidrogë që u finalizua me prangosjen e disa personave mes të cilëve edhe zyrtarë shtetëror.

ME TE LEXUARAT