"Shokon" akuza në gjykatë, kërcënohet me jetë gazetari i KTV-së

Kosovë&Rajon

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj M.B i cili në muajin korrik të këtij viti kishte kërcënuar me jetë gazetarin e KTV-së, Kushtrim Kadriu.

Në aktakuzën e dorëzuar gazetarit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se: ”Me 10.07.2017, rreth orës 12.15, zyra e deskut informativ të televizionit KTV në Prishtinë kishte pranuar një telefonatë nga i pandehuri i cili fillimisht nuk ishte prezantuar por ishte ankuar për kronikën në të cilën ishte raportuar për rastin e një kontesti pronësor të familjes së tij të dhënë një ditë më parë në KTV dhe i njëjti me qëllim të frikësimit kishte kanosur të dëmtuarin Kushtrim Kadriu më fjalët: ” se edhe nëse një herë ai gazetari i juaj (Kushtrim Kadriu) si qoban apo bari çka është ai, ku e keni gjetur, merret me këtë rast, thuaj se do ta rrezikon kokën e vet”, me ç'rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas aktakuzës, M.B ka kryer veprën penale ”Kanosje”, nga neni 185 par.1 të KPRK-së e që parasheh; “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj”.

“Kolegu Kushtrim Kadriu ishte kërcunar pasi kishte raportuar për rastin e Mihrije Berishes e cila kërkonte nga gjykata që pas vdekjes së bashkëshortit t’i njihej pjesa e shtëpisë ku jeton”, njofton AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të monitorojë nga afër këtë rast deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Po ashtu AGK, kërkon nga sistemi i drejtësisë dhe hetuesia që të trajtojnë të gjitha rastet e gazetarëve në kohë të shpejt dhe në mënyrë efektive, pasi që aktualisht në vendin tonë është krijuar ambient i pasigurt për të ushtruar profesionin e gazetarit.

AGK inkurajon të gjithë kolegët gazetarë që t’i paraqesin rastet e kërcënimeve apo veprave të tjera penale që kryhen ndaj tyre pranë institucioneve përkatëse.

ME TE LEXUARAT