Grabitet me armë karburanti në Burrel, plagoset roja
[caption id="attachment_416034" align="alignleft" width="300"] Forcat speciale para biznesit te Gjutes ne Tirane[/caption]Dy persona të maskuar grabiten një pikë karburanti në qytetin e Burrelit.
Sipas policise, mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate. Autoret kanë grabitur karburantin e teksa janë ndeshur me rezistencën e rojës, e kanë goditur me qytën e pistoletës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Punonjësi i plagosur është identifikuar me emrin Ahmet Lami i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e grabitësve.