Joe Biden godet sërish me prekje “vend e pavend”

Showbiz

bidenVijojnë gjestet skandaloze të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden. Këtë herë ai është parë shumë afër bashkëshortes së sekretarit të Mbrojtjes, Ashton Carter.

Teksa ky i fundit mbante një fjalim, Biden i afrohet gruas dhe i pëshpërit në vesh, duke vendosur duart e tij te shpatullat e saj. Ky veprim është komentuar shumë në medie, të cilat kanë filluar të flasin për “masazhe”, apo “afrime të tepruara”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Joe Biden godet sërish me prekje vend e pavend”, shkruan Truth Revolt.

Reagime të shumta ka patur pasi ky nuk është veprimi i parë i këtij lloji, që Biden bën para kamerave.

Momenti më i paharrueshëm është ai kur Biden është fotografuar me një motoçikliste në prehrin e tij.

Një tjetër moment i papërshtatshëm, ka qenë kur Biden iu afrua dhe puthi vajzën e vogël të senatorit, dhe i pëshpëriti diçka tepër të dyshimtë.

ME TE LEXUARAT