Oferta e Tsipras: Janullatos presidenti i ri Greqisë

Aktualitet

janullatos2015Anastas Janullatos, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë sipas mediave greke është kandidati kryesor i partise fituese te zgjedhjeve ne Greqi Syriza për tu zgjedhur President i vendit.

Informacioni ne fjale u be me dije nga gazeta greke “To Vima”, e cila shkruan se drejtues të lartë të Syriza-s janë duke punuar per te bindur Janullatosin që të pranojë ofertën e kryeministrit të ri Aleksis Tsipras, për postin e presidentit të shtetit Helen.

Sipas gazetës greke, Janullatos edhe pse nuk ka refuzuar, ende nuk ka pranuar nje angazhim te tille, duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtues të lartë të Syrizas dhe kolegë të Tsipras vëzhdojnë në përpjekjet e tyre për ta bindur kryepeshkopin që të pranojë propozimin.

“To Vima” shkruan se Kryepeshkopi i Shqipërisë, është një person i veçantë që gëzon vlerësim dhe është një prift i shquar, që sipas kryeministrit Tsipras do të japë simbolikë të veçantë në zgjedhjet presidenciale.

Pavarësisht lajmit se Janullatos do të propozohet për President, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 2 shkurt, zëdhënësi i qeverisë në Greqi, Sakellaridis tha se nuk ka asnjë diskutim në qeveri në lidhje me emërimin e kryepeshkopit Anasatas për President të Republikës.

Janullatos eshte nje personazh i diskutuar se tepermi ne Shqiperi vecanerisht ne qarqet mediatike dhe diplomatike per rolin e tij ne mardheniet mes dy vendeve.

ME TE LEXUARAT