Shfaqen imazhe dhe detaje të reja për iphone 7

Teknologji

iphone7Ka pak muaj prej se Apple e lansoi iPhone 6 dhe 6 Plus, por ka disa detaje të reja që thonë se iPhone i ri është gati për t’u lansuar gjatë këtij viti.

Përderisa shumë njerëz janë kureshtar se si celulari i ardhshëm i Apple do të duket, disa kanë krijuar një dizajn për të, se si mund të duket ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Koncepti më i fundit vjen nga Yasser Farahi nga Oval Picture. Sipas dizajnit, pajisja e re do të ishte në dispozicion në dy ngjyra – Verë dhe Bakër.

Farahi e konceptoi pajisjen e re të iPhone si një pajisje me dy zmadhues të zërit – një në krye dhe një në fund të pajisjes. Dizajni gjithashtu shfaqë iPhone-in e ri me një kamerë 12MGP, që ka një blic True Tone dhe një stabilizues optik të imazhit.

Bazuar në imazhet, pajisja mund të ketë një kamerë më të mirë përpara – një kamerë 5MGP. Gjithashtu pajisja do të ketë edhe veçorinë e Touch ID që është aktualisht në iPhone 6, 6 Plus dhe iPad Air 2.

iPhone i ri do të peshonte vetëm 114 gram dhe do të kishte një ekran prej 4.7 inç, me një rezolucion prej 1920×1080.

Në brendësi do të përmbante 5GB RAM dhe do të ishte i gatshëm në tre variante – 32GB, 64GB dhe 128GB. Pajisja gjithashtu mund të merr edhe çipin e ri të Apple – Apple 10 – dhe gjithashtu do të kishte sistemin e ri operativ iOS 9.

iPhone 7 gjithashtu do të mund të mbushet me energji përmes wireless-it./tsot

ME TE LEXUARAT