Laboratori i kokainës, trafikanti i penduar në Gjermani zbuloi bandën e trafikut

Aktualitet

Super-aksioni në Elbasan, dy kolumbianë e 5 shqiptarë kapen me 100 kg kokainë të përzierNje shtetas shqiptar i arrestuar me droge ne Gjermani ka pranuar te bashkepunoje me drejtesine duke zberthyer grupin kriminal qe u arrestua mbremjen e djeshme pas zbulimit te laboratorit te kokaines ne Elbasan dhe sekuestrimit te 18.5 kilogrameve nga kjo lende narkotike.

Dyshimet e para jane se nje shqiptar i arrestuar disa muaj me pare ne Gjermani, pranoi te bashkepunoje me drejtesine e ketij shteti.

Ai ka treguar te dhena per personat e perfshire ne prodhimin dhe  perpunimin e lendeve narkotike, te cilet me pas u vune ne pergjim dhe u kapen ne flagrance. Operacioni antidroge u finalizua ne Elbasan, Vlore dhe Tirane pasi drejtesia gjermane kerkoi bashkepunim me prokurorine shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi zyrtar i prokurorise ben me dije, se u sekuestruan mbi 18, 5 kg kokaine, ndersa u arrestuan tete persona, dy prej te cileve, shtetas kolumbiane. Gjatë këtij operacioni, u sekuestrua disa kilogramë kokaine e paster dhe disa ton perziers.

Një prej të arrestuarëve gjatë operacionit antidrogë, Ermal Hoxha është nipi i ish diktatorit Enver Hoxha.

Ermal Hoxha dyshohet se kishte rol si organizator në trafikun e drogës.

Ministria e Brendeshme njoftoi per arrestimin e 8 personave ne kete operacion: Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha, Saimir Batku nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia.

Ne kete punishte, perpunohej kokaina e cila kishte destinacion tregun nderkombetare dhe ate te brendshem.

ME TE LEXUARAT