“Po bën marrëveshje me të djathtët kundër Tahirit”, Rama i kthehet komentuesit: A je në terezi?

Aktualitet

Pak pasi ka postuar videon “pasqyra e qeverisjes këtë javë”, Edi Rama është ndeshur me komente për Saimir Tahirin. Një çrej komentuesve e akuzon se po bën marrëveshje me të djathtët.

Komentuesi: Është mëse e qartë se secili flet sipas vetes së tij por detyra juaj nuk ua lejon këtë privilegj ashtu siç edhe Z. DONALD LU nuk besoj se flet për veten e tij por me politikën e interesat e kombit Amerikan. Edhe ju duhet të përfaqësoni è të flisni në emër të interesave kombëtare shqiptare e jo sipas vetes tënde!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama: Jetmir, une s’i kam te ndara interesat kombetare nga vetja ime dhe sigurisht qe kur flas as i harroj e as i anashkaloj! Keshtu qe kjo qe ke shkruar eshte pa kuptim

Komentuesi: Je ne drejtimin e gabuar z Rama,mos e lesho veten , mos po denon ata qe te thote opozita? Mos eshte kjo nje marveshje me te djathtet? Se asnje nga ata nuk po akuzohet apo po nuk cohet ne prokurori!ka aq shume prova per ata sa do duhen vite me i shkruajtur , po kthehesh ne kohen e shkuar , kur dikush thonte se ky komshiu im tha nuk ka vez ,dhe qeveria e asaj kohe e burgoste dhe familjen ja internonte, dhe ti po ashtu me Sajmirin thane ata emrin dhe direkt arest shtepie sot dhe neser ne burg, pa asnje fakt, kisha shume besim te ju, po me duket se po!?????

Rama: O Ilir, a je ne terezi ti apo kush flet keshtu si ti a si eshte puna se nuk po e kuptoj dot se si ka mundesi qe te flitet keshtu(?)! Une nuk po denoj e nuk mund te denoj askend sepse nuk eshte as detyra e as mundesia ime dhe kjo fjalia jote “dhe ti po ashtu me Sajmirin thane ata emrin dhe direkt arrest shtepie” eshte nje absurditet total, sepse kjo eshte pune e prokurorise e gjykates, jo imja! Apo degjon edhe ti padashje ata qe thone qe une jam edhe prokuror edhe gjykates dhe pastaj nuk di cfare flet?!

ME TE LEXUARAT