De Biazi flet për fatin e kombëtares Shqiptare: Hysaj lojtar me personalitet të madh

Sport

de biaziTrajneri i Kombëtares Gianni de Biasi, ka komentuar ndeshjet kualifikuese për ‘EURO 2018’ në një intervistë për gazetën "Il Mattino". De Biasi tha se fati i kuqezinjve mësohet në shtator, kur përballet me Danimarkën në udhëtim dhe Portugalinë në shtëpi.

“Fati ynë vendoset në shtator. Ne kemi dy pikë më pak se sa Portugalia, e cila është e para, por ne gjithashtu kemi një lojë më pak të zhvilluar. Tani ne duhet të përballemi me Danimarkën si mysafir, e cila ka po aq pikë sa ne dhe më pastaj i presim portugezët”, deklaroi De Biasi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u pyet edhe për përforcimin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, për të cilin sërish foli fjalë të mëdha.

“Hysaj është një lojtar që ka personalitet të madh. Napoli bëri mirë që e bleu. Ai luan shumë mirë në krahë. Napoli ka bërë shumë mirë që i ka bësuar, sepse me të mund të synojë obejktiva të rëndësishëm. Skuadra e re e stimulon akoma më shumë”, tha De Biazi.

ME TE LEXUARAT