Humbi gjyqet në Strasburg, shteti shqiptar paguan 1.2 miliardë lekë dëmshpërblime

Aktualitet

strasburgNje fond prej 1.2 miliarde leke eshte shpenzuar nga shteti shqiptar per demshperblimi per vendimet e Gjykates se Strasburgut. Sipas protalit Spending Data Albania javen e fundit te marsit ka rifilluar dhenia e pagesave.

Nga thesari i shtetit permes nje banke te nivelit te dyte jane kryer gjashte transaksione per gjashte ceshtje te ndryshme te cilat jane Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ka dhene vendimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjate vitit 2014 per vendime te tilla vlera e demshperblimit ishte rreth 660. 000. 000 leke.

Nga data 18 mars deri në datën 4 prill (total 2015-ta) janë ekzekutuar 6 transaksione me vlerë 1 211 638 903 Lekë.  Këto pagesa të shtetit shqiptar kundrejt palëve, janë bërë nga Thesari i Shtetit , përmes një banke të nivelit të dytë. Përshkrimi  i kategorisë se transaksionit është: Shpenzime për kompensime të tjera të papaguara. Gjithashtu për secilin transaksion ka edhe një përshkrim të detajuar fature. Çështjet për të cilat është paguar si pasojë e Vendimeve të Gjykatës Europiane janë:

1.       Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë

2.       Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë

3.       Çështja Memishaj kundër Shqipërisë

4.       Çështja Delvina kundër Shqipërisë

5.       Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë

6.       Çështja Eltari kundër Shqipërisë.

Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane  për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptarë dëmshpërbleu në vlerën totale 656 076 123 Lekë.

ME TE LEXUARAT