Kapen 11 emigrantë ilegalë nga Kosova në Gjermani

Kosovë&Rajon

emiDy vetura me 11 emigrantë ilegalë nga Kosova dhe tre trafikues janë zënë nga policia në qytetin gjerman Bayreuth. Shtatë të rritur dhe katër fëmijë nga Kosova tani ndodhen në qendrën për azilkërkues derisa trafikantët në burg. Policia gjermane, siç raportojnë mediat atje, ishte duke përcjell një veturë me targa hungareze, derisa gjatë kontrollimit të tre trafikuesve hungarezë në moshë mes 25 dhe 39 vjetësh ka gjetur edhe 11 persona të tjerë.

Pas hetimeve që kreu policia pasi kishte arrestuar trafikuesit është zbuluar se burrat dhe gratë kosovare në moshë prej 26 deri në 50 vjet dhe 4 fëmijë në moshë mes 2 dhe 9 vjetësh kishin ardhur në Hungari nga Republika Çeke e më pas u futen brenda kufijve të Gjermanisë. Arrestimi i trafikuesve u krye në bashkëpunim mes policisë së trafikut në Bayreuth dhe policisë kriminale të qytetit derisa hungarezët që tashmë ndodhen në paraburgim do të gjykohen për trafikim me qenie njerëzore, transmeton Koha.net. Shtatë kosovarët e rritur ndërkaq do t’u përgjigjen shkeljeve për hyrje ilegale në vend. RTK

ME TE LEXUARAT