Fatmir Mediu: Tahiri u përpoq të manipulojë opinionin, Fatjon Skenderi s`ka qenë shoferi im
Lajmifundit
/
4 Mars 2015, 16:30
Politikë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka hedhur poshtë sot akuzat e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Mediu tha se ministri i Brendshëm dhe qeveria janë duke u përpjekur të manipulojnë provat e ngjarjes.
“Fatjon Skenderi ka qenë shofer i PR, në vitet 1991-1993, ai nuk ka qenë asnjëherë shoferi im”, theksoi Mediu në një deklaratë nga selia e Kuvendit të Shqipërisë.