Kerkesa e Prokurorise per Kajmakun, Evis Kushi: Nuk mbrojme askend

Politikë

E ftuar në studion e FaxNews, deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka folur për situatën politike, dhe për akuzat për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kushi u shpreh se Partia Socialiste nuk mbështet asnjë person që shkel ligjin. Deputetja tha se për rastin e Kajmakut, për deklarimin e rremë përgjigjësia është personale.

Më tej, Kushi shtoi se janë vetëm dy raste që kanë bërë deklame të rreme në formularin e dekriminalizmit.

E pyetur nga gazetari, nëse janë plotësuar kushtet e Bundenstagut, Kushi shprehet se detyrat janë plotësuar dhe këtë e ka thënë edhe Komisioni Europian.

Kushi është ndalur edhe dorëheqja e Damian Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku shprehet ‘opozita nuk ka ardhur të ulet’. Deputetja ka theksuar se nuk mund të vendos dot kushte opozita.

“Ne si PS kemi qënë gjithmonë të prerë dhe të qartë, ne nuk mbështesim askënd që shkel ligjin. Në këtë rast, për deklarim të rremë, është përgjegjësi personale, ndërsa përgjegjësia jonë është reagimi që ne kemi ndaj këtyre rasteve. Në çdo rast, kemi qënduar të distancuar. Çdokush që shkel ligjin do të shkojë para ligjit. Ndryshe nga ç’bënte opozita e sotme, në kohën kur ishte në pushtet. Individë të caktuar të instutioneve, ishin në ndjekje penale ose në arrest shtëpie dhe forca politike jo vetëm nuk i pezullonte nga detyra, por i çonte dokumentacionin ti firmosnin nga shtëpia. Tek forca jonë politike, kjo nuk ndodh. Ne jemi në qeverisje dhe jo opozitë, dhe janë vetëm dy raste të tilla. Opozita e ka zakon të hedh baltë. Në dy rastet vendore, ne jemi treguar të distancuar.”

Gjithashtu, deputetja Evis Kushi ka folur edhe për kthimin e opozitës në Parlament, ku thotë se maxhoranca është e gatshme të ulet dhe të diskutojë me PD-në.

“Gjiknuri e ka shprehur vetë, se nëse dorëheqja e tij nga Komisioni bën që opozita të pranojë të ulet nuk do kishte problem. Ai është i gatshëm të dorëhiqet, por kjo gjë nuk është parë. Unë di që ka një dosje në prokurori dhe po shqyrtohet nga organet kompetente. Ne nuk japim verdikte. Nëse ka një mekanizëm që e kthen opozitën në parlament, ne jemi të gatshëm. Ne nuk marrim dot vendime për ti kthyer ata në parlament. Opozita nuk vendos dot kushte pasi Kryeministri është i zgjedhur. Kushtet e PD-së nuk qëndrojnë. Kushtet nuk vendosen pa u ulur në tryezë.”

ME TE LEXUARAT