Çfarë ndodhi në Kumanovë? Euronews: Paqartësi për sulmin

Aktualitet

varrosen-kumanoveNje reportazh i Euronews per ngjarjet ne Kumanove permend problemet nderetnike si shkak i ngjarjes, por ne te njejten kohe hedh dyshime mbi perfshirjen e sherbimeve sekrete maqedonase. Elemente te sherbimeve secrete mund te jene perfshire ne negocimin, ndoshta dhe ne organizimin e te gjithe ngjarjes, sipas Euronews.

Shqiptaret, qe perbejne pothuajse 30 perqind te popullsise se Republikes ish jugosllave te maqedonise, prej kohesh jane ankuar se trajtohen si qytetare te dores se dyte. Arsyet tek shqiptaret per nje sulm te ngjashem me ate te Kumanoves jane te shumta, por nuk mendojne keshtu shumica e maqedonasve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per shume maqedonas, shkaku i vertete i ngjarjes nuk ka te beje me problemet nderetnike, te cilat vertet ekzistojne, por me intrigat politike ne Maqedoni. Ata besojne se qeveria e Gruevskit e perfshire ne nje skandal pergjimesh, mund te kete pasur dore ne organizimin e ngjarjes.

Vete shqiptaret e kumanoves jane te paqarte per ate qe ka ndodhur. Ata thone se megjithese ekziston diskriminimi, shqiptaret dhe maqedonasit jetojne ne paqe mes tyre.

E njejta gje konfirmohet edhe nga maqedonasit e Kumanoves.

ME TE LEXUARAT