Arrestohet autori i sulmit me armë ndaj Erdogan

Bota

sulmi-erdoganDita e parë e vitit ka qenë mjaft e rrezikshme për presidentin turk Recep Tayip Erdogan.

Zyra e tij është sulmuar me një granatë dhe është qëlluar disa herë me armë nga një person.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok, ka thënë për mediat turke se granata nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka pasur lëndime në njerëz.

“Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, ka thënë Altiok.

Ai, ka lajmëruar se personi i cili kreu këtë akt, është arrestuar dhe është dërguar në polici ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

ME TE LEXUARAT