Ky është Edison Harizaj, 39 vjeçari që iu bë pritë në Durrës

Aktualitet

Ky që do të shihni në foto është Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit që mbeti I vrarë dje në një atentat në Durrës, teksa ishte së bashku në makinë së bashku me shokun e tij të ngushtë Genti Caca.

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalëm shkruan faxweb, dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Menjëherë pas ngjarjes dhe kontrolleve të policisë për gjetjen e kapjen e autorëve, u gjet vetëm një mjet i djegur plotësisht pranë varrezave të fshatit Shënavlash, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

ME TE LEXUARAT