Sondazhi në Lajmifundit.al: Edi Rama e Ballist Morina personalitetet e vitit 2014

Aktualitet

serbi-flamurKryeministri Edi Rama është zgjedhur “personaliteti” i vitit 2014 në sondazhin e organizuar nga Lajmifundit.al gjatë muajit dhjetor 2014 deri në mbrëmjen e 4 janarit 2015.

Ashtu sic ishte paralajmëruar sondazhi mbyllet më 4 janar para mesnatës ndërsa sipas rezultateve, personaliteti që ka marrë 36 për qind të votave (5655 vota) ka qenë kryeministri Edi Rama.

sondazhi-lajmifunditPas tij me një mbështetje të gjerë vjen Ballist Morina, me 18 për qind të votive, ose 2763 votues.

Futbollisti i kombëtares shqiptare Lorik Cana renditet i treti me 1953 vota ose 13 për qind të votuesve i ndjekur nga personazhi i katërt më i votuar, kryetari i PD, Lulzim Basha, që ka marrë 1657 vota ose 13 për qind të votuesve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duket se determinuese në votim kanë qenë ngjarjet e ndodhur gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, ku personazhet më të preferuar janë zgjedhur kryeministri Edi Rama për deklaratat e tij në lidhje me Pavarësinë e Kosovës në konferencë me homologun Vucic dhe Ballist Morina për lëshimin e dronit me flamurin Autokton mbi stadiumin e Beogradit.

Sondazhi u hap ne daten 5 dhjetor 2014 dhe në të kanë marrë pjesë gjithsej 15.500 votues të cilët kishin të drejtën e një vote të vetme në 48 orë.

Rezultatet e plota të sondazhit: 

•    Edi Rama (36%, 5,655 Votes)

•    Ballist Morina (18%, 2,763 Votes)

•    Lorik Cana (13%, 1,953 Votes)

•    Lulzim Basha (11%, 1,657 Votes)

•    Majlinda Kelmendi (6%, 900 Votes)

•    Giani De Biasi (4%, 631 Votes)

•    Hashim Thaci (3%, 397 Votes)

•    Ilir Meta (2%, 293 Votes)

•    Saimir Tahiri (2%, 274 Votes)

•    Fatos Lubonja (2%, 264 Votes)

•    Daniel Godelli (1%, 188 Votes)

•    Artan Fuga (1%, 162 Votes)

•    Ramush Haradinaj (1%, 155 Votes)

•    Isa Mustafa (1%, 104 Votes)

•    Menduh Thaci (0%, 54 Votes)

•    Ali Ahmeti (0%, 50 Votes)

Total Voters: 15,500

ME TE LEXUARAT