Gruaja dëshmi tronditëse në gjyq: Isha skllave seksi e djalit të mbretëreshës

Showbiz

djali-mbreteresheeSelia e Buckingham Palace përfshihet në një skandal seksual.

Sipas mediave, një grua ka dëshmuar në një gjykate në Florida se është detyruar në mënyrë të vazhdueshme të kryejë marrëdhënie seksuale si “skllave seksuale” kur ajo ishte ende minorene dhe në këtë çështje ka përfshirë edhe emrin e princit Andrew, djali i tretë i mbretëreshës Elisabetta II.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat shkruajnë se një bankier e ka përdorur vajzën si skllave seksi për shokët e tij të pasur e të fuqishëm, ndër të cilët edhe Princi Andrew, tashmë 54 vjeç.

Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se “çdo pretendim për marrëdhënie të papërshtatshme me një të mitur është gënjeshtër”.

Historia u publikua për herë të parë në revistën “Vanity Fair” në vitin 2011 dhe në atë kohë princi Andrew e përgënjeshtroi të kishte patur raporte seksuale me vajza të reja. Një tjetër emër i njohur i përfshirë në këtë çështje është ai i princit amerikan Alam Dershowitz.

ME TE LEXUARAT