Del pozitiv me koronavirus mjeku në Durrës, i shërbeu 73-vjeçares që humbi jetën

Aktualitet
Del pozitiv me koronavirus mjeku në Durrës, i shërbeu

Një prej personave të prekur nga koronavirusi është dhe mjeku i spitalit në Durrës që i shërbeu 73-vjeçares që humbi jetën, viktima e parë në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha se pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

“Infektoi nënën e babain, u paraqit në biznesin me 55 punonjës në Tiranë”, i nënshtrohen analizave familjarët

ME TE LEXUARAT