Reagon Mark Frroku: Policia bëri kontroll, s`kam pasur të kërkuar në makinë

Aktualitet

Me ane te nje meszhi derguar gazetarit Blendi Fevziu ne emisionin Opinion, deputeti Mark Frroku ka hedhur poshte akuzat e bera ndaj tij pas publikimit te nje dokumenti te policise.

"Unë Mark Frroku jam qytetar që i jam nënshtruar ligjeve. Policia ka ndaluar mjetin por nuk kam pasur asnjë person të kërkuar", ka shkruar Frroku.  Ai ka theksuar se sulmet ndaj tij jane per shkaqe politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

dokumenti-frrokuKy dokument qe ka siguruar ABC news ngre hije dyshimi mbi pastertine e veprimeve te policise dhe prokurorise. Nisur nga faktet qe lexohen aty Bardhok Planaj, personi i shpallur në kërkim qe dyshohet si kreu i trafikut të drogës gjatë aksionit të njohur si operacioni “Viluni”, i ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, duke qene i fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku. Policia shqiptare ka patur dijeni per kete fakt dhe ka heshtur. Prej saj nuk eshte bere publik emri i deputetit te mazhorances. Jo vetem kaq por duke qene ne dijeni qe prej me shume se 5 muajsh ai nuk eshte thirrur per t’u pyetur asnjehere nga policia dhe nga prokuroria. Ky qendrim e kompromenton rende procesin dhe ngre pikpyetje edhe per deshmine e deputetit Froku ne ceshtjen Doshi. Aludimet jane se Froku duke qene nen presionin e ngjares se Tetorit te vitit te kaluar, mund te kete ndryshuar deshmine ne prokurorine e krimeve te renda. Deputeti socialist Doshi ka deklaruar disa here se per atentatin qe do te kryehej ndaj tij ishte njoftuar per here te pare prej deputetit Froku. Ka qene ai qe e ke prezantuar edhe me Durim Banin personin i cili kishte marre porosine per te kryer vrasjen e tij. Nga hetimet e prokurorise se krimeve te renda Mark Froku vazhdon t’i qendroje deshmise se ai nuk ka patur dhe nuk ka lidhje me pretendimet e deputetit Doshi.

" ...Reth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40- 45 vjeç i veshur me kostum ngjyrë blu e errët është prezantuar si deputet i parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër te tjera se: Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time", shkruhet në procesverbalin e policisë, të nësnhkruar nga nëntë persona, të cilët më pas e kanë lënë të lirë makinën bashkë me pasagjerët e saj.

ME TE LEXUARAT