Defekt në motor, merr flakë Benz-i në Unazën e re në Tiranë

Aktualitet

Një mjet në zonën e Unazës së Re në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00 dhe sipas burime nga policia nuk ka asnjë të lënduar. Sipas të dhënave, shkak i flakëve ka qenë një defekt në motor që ka pësuar automjeti tip Benz. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen në kohë të flakëve.

ME TE LEXUARAT