Ku ma keni çuar vellain?/ Zbardhet pergjimi, Altin Prenga telefonoi nga burgu..

Aktualitet
Ku ma keni çuar vellain?/ Zbardhet pergjimi, Altin Prenga telefonoi nga

Del një pjesë e përgjimeve mes Astrit Prengës dhe grupit që i mori peng vëllain në Shqipëri.

Nga përgjimet e autoriteteve britanike dëgjohet vëllai i Jak (Jani) Prengës teksa shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”, duke kërkuar që t’ja kthejnë pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa nga kamerat e sigurisë në resortin “Golden”, është parë që 47-vjeçari të jetë futur i gjallë në hotel, ndryshe nga sa Policia deklaron në njoftimin zyrtar se kishte ndërruar jetë rrugës për shkak të humbjes së gjakut, raporton Dosja

Nuk dihet nëse Prenga ka ndërruar jetë pasi nuk ka marrë mjekimin e duhur teksa mbahej peng, apo nëse është ekzekutuar pasi grupi kriminal nuk ka rënë në një ujdi me Astritin. Mbetet për t’u mësuar…

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

ME TE LEXUARAT