Tentoi dy herë vetëvrasjen në Tiranë, arrestohet 23-vjecari i plagosur me plumb në gjoks

Aktualitet

Arrestohet 23-vjecari qe tentoi te kryente vetevrasje mbremjen e djeshme ne Bathore. Policia njoftoi sot se më datë 13.03.2017, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, është arrestuar në flagrancë shtetasi Dashamir Çajka, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policise, ky shtetas më datë 13.03.2017, rreth orës 21:00, në banesën e tij, ka tentuar të kryej vetvrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare thane se po punohet për zbulimin e arsyes së këtij veprimi vetflijimi, gjithashtu nga hetimet e kryera është zbuluar se ky shtetas ka tentuar edhe më parë të kryej një vetvrasje, më saktësisht në vitin 2014, ka konsumuar një sasi të lartë medikamentesh.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

- Një armë zjarri pistoletë e llojt "VOLTRAN MINI", me një krëhër dhe dy fishekë.

Burimet e policise bene me dije se materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga Neni 273 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT