Kredia e pa shlyer, gjykata bllokon kompaninë e Damir Fazllic në Porto Romano

Aktualitet

fazlliccGjykata e Tiranës më 9 prill 2015, ka vendosur bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo boshnjak Damir Fazlliç në Porto Romano.

Një kredi e pashlyer në vlerën 465 milion leke (ose rreth 3.3 milionë euro) ka detyruar bankën e nivelit të dytë t’i drejtohet Gjykatës për të kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Fazlliç.

Vendimi i gjykates:

Se pala kerkuese “Banka e Tiranës” sh.a me kerkesen drejtuar gjykates ka kerkuar; ‘’Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për Kontratën per Kredi Afatmesme Nr. CO 385/16.04.2010; Nr.1263Rep/ Nr.707/1 Kol, date 24.04.2010 te noteres Eriketa Kokoli ,ndryshuar me Shtojce Kontrate per Kredi Afatmesme Nr.CO 385/1/16.05.2013; Nr.1535 Rep/Nr.912/2 Kol, date 14.06.2013 te noteres Eriketa Kokoli , lidhur midis “Banka e Tiranës” sh.a dhe Shoqerise ‘CROWN ACQUISITIONS’ SH.A’’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne bazë të Kontratës per Hua Afatgjate Nr. CO 385/16.04.2010; Nr.1263Rep/ Nr.707/1 Kol, date 24.04.2010 te noteres Eriketa Kokoli ,ndryshuar me Shtojce Kontrate per Kredi Afatmesme Nr.CO 385/1/16.05.2013; Nr.1535 Rep/Nr.912/2 Kol, date 14.06.2013 te noteres Eriketa Kokoli ,rezulton qe kerkuesi “Banka e Tiranës” sh.a i ka akorduar Shoqerise ‘CROWN ACQUISITIONS’ SH.A nje kredi ne shume e pergjithshme prej 417,468,957.67 Leke.

Huamarrësi ka marrë përsipër që të shlyejnë kredinë, duke u llogaritur principali, interesat dhe çdo shpenzim tjetër brenda një afati të caktuar.

Pala kërkuese pretendon se nga ana e huamarrësit nuk janë respektuar detyrimet e marra përsipër vullnetarisht me këtë kontratë.

Konkretisht, nga ana e palëve huamarrëse, sipas palës kërkuese, nuk është respektuar afati i shlyerjes së kredisë parashikuar në kontratë, megjithë paralajmërimet e palës huadhënëse.

Në bazë të vërtetimit te detyrimit ne vonese nr.260 Prot, datë 07.04.2015 (të administruar në dosje) rezulton se huamarrësit aktualisht i detyrohenhuadhënësit “Banka e Tiranës” sh.a në shumën prej 465,439,220.97 leke.

Në rrethanat e mësipërme, pala huadhënëse i është drejtuar kësaj gjykate, si gjykata e vendit të ekzekutimit të detyrimit, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të detyrueshëm për këtë kontratë, bazuar në nenin 510/d të Kodit të Procedurës Civile, ku parashikohet se titull ekzekutiv përbëjnë dhe aktet e dhënies së kredive bankare.

Gjykata, pasi analizoi provat e paraqitura nga pala e kërkuese vlerëson se kërkesa është e bazuar ë kriteret e nenit 510/d të K. Pr. Civile (të përmendur më sipër) dhe duhet të pranohet.

Kështu, duke qenë se në rastin konkret nga ana e palës huamarrëse nuk janë respektuar detyrimet e parashikuara në kontratën për marrjen e kredisë bankare të mësipërme, kjo kontratë ka marrë cilësinë e titullit ekzekutiv.

Në këto rrethana, duke qënë se detyrimi nuk është ekzekutuar në mënyrë vullnetare nga kredimarres Shoqerise ‘CROËN ACQUISITIONS’ SH.A, kreditorit “Banka e Tiranës” sh.a. i ka lindur e drejta që të kërkojë ekzekutimin e tij forcërisht nëpërmjet shërbimit përmbarimor.

Për këto arsye

Gjykata, duke u bazuar në nenet 510/d dhe 511/ç të K. Pr. Civile,

VENDOSI

1. Pranimin e kerkeses.

1. Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për Kontratën per Kredi Afatmesme Nr. CO 385/16.04.2010; Nr.1263Rep/ Nr.707/1 Kol, date 24.04.2010 te noteres Eriketa Kokoli ,ndryshuar me Shtojce Kontrate per Kredi Afatmesme Nr.CO 385/1/16.05.2013; Nr.1535 Rep/Nr.912/2 Kol, date 14.06.2013 te noteres Eriketa Kokoli , lidhur midis “Banka e Tiranës” sh.a dhe Shoqerise ‘CROWN ACQUISITIONS’ SH.A, ne shumen totale prej 465,439,220.97 leke.

1. Ngarkohet Zyra e Përmbarimit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhëri ekzekutimi.

1. Ky vendim lëshohet vetëm në një kopje dhe si i tille ka vlere.

1. Shpenzimet gjyqsore siç janë bërë.

1. U shpall sot ne Tirane dt. 09.04.2015.

fazllic-porto-romano

ME TE LEXUARAT