Ministri Çuçi: Bashkëpunim për reformat në qeverisjen vendore

Politikë

cuciMinistri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me z. Andreas Kiefer, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (KiE) dhe z. Alfonso Zardi, Drejtor i Departamentit të Demokracisë në KiE.

Ministri Çuçi vuri në dukje ecurinë e reformës administrativo-territoriale dhe hapat që po ndërmerren për realizimin e strategjisë së decentralizimit, konkretisht për hartimin e dy nismave të rëndësishme ligjore si ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe ligji për financat lokale.

    Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

    Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

  1. Kiefer theksoi mbështetjen për ecurinë e reformave në strukturat e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e KiE për të asistuar dhe vëzhguar zgjedhjet vendore që do të mbahen në Shqipëri për herë të parë në 61 bashki.

Të pranishmit në takim shkëmbyen pikëpamjet e tyre për reformat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e demokracisë vendore.

Këshilli i Europës i cili ka një rol udhëheqës në çështjen e reformave territoriale që po realizohen në shumë vende të Europës, do të vijojë të mbështesë reformat prioritare të qeverisë shqiptare në këtë fushë.

ME TE LEXUARAT