Selma Blair në rolin e Kris Jenner në serialin “American Crime Story”

Showbiz

krisKris Jenner në serialin shumë të pritur për rastin e OJ Simpson do të luhet nga aktorja Selma Blair.

Jenner ishte e martuar me Robert Kardashian, i cili ishte miku i ngushtë i lojtarit të futbollit amerikan, OJ Simpson e gjithashtu edhe avokati i tij në kohën kur ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Nicole Brown Simpson.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kris ishte mjaft mike me Nicole ndërsa në vitin 1995 rasti i OJ ishte përcjellë ditë me radhë drejtpërdrejtë në televizionet amerikane, pasi ai ishte arratisur e fshehur në shtëpinë e Kardashian që nga data e 12 korrikut, transmeton Koha.net.

Entertainment Weekly zbulon se përveç Blair, në rolin e Robert Kardashian do vijë David Schwimmer, John Travolta si Robert Shapiro dhe Cuba Gooding Jr. si OJ Simpson.

Seriali “American Crime Story: The People V OJ Simpson” do të ketë producent ekzekutiv Ryan Murphy dhe Brad Falchuk ndërsa xhirimet në LA kanë filluar.

ME TE LEXUARAT