Spanja bëhet epiqendra e re e Covid në Europë, pas Luksemburgut

Bota
Spanja bëhet epiqendra e re e Covid në Europë, pas Luksemburgut

Spanja është bërë në Europë, epiqendra e shpërthimeve të vatrave të reja të infeksionit të Covid-19. Koronavirusi ka rifituar forcë në Spanjë, ku autoritetet janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të përmirësuar përhapjen e tij, pa u rikthyer te masat e izolimit dhe bllokimit

Në Katalonjë në 24 orët e fundit u raportuan 590 raste të reja të identifikuar me koronavirus. Në tabelat e OBSH-së, Spanja është vendi i dytë në Bashkimin Europian (pas Luksemburgut) për shkak të ringjalljes së Covid-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, totali i infeksioneve ka shkuar në 264.836, që nga fillimi i pandemisë, dhe 28.422 viktima.

Nga 10 maji, kur përhapja e virusit më në fund dukej se ishte vënë nën kontroll dhe masat kufizuese të mbajtura për tre muaj u lehtësuan, më 17 korrik u identifikuan mijëra raste të tjera, nga të cilat 4581 vetëm në fundjavën e fundit. Përhapjet e vatrave aktive janë aktualisht 201, me epiqendrën Barcelonën dhe Lleida. Shifrat e fundit zyrtare tregojnë një rritje trefish të incidencës së infeksionit-nga 7-8 raste për njëqind mijë banorë, të llogaritura në fund të qershorit, në 27 raste për 100 mijë banorë aktualisht.

Me maja kurbe alarmante paraqitet Aragon ku ka 160 raste për njëqind mijë banorë, në Katalonjë (84.5) dhe në vendet me popullsi Baske 35.5 raste për 100 mijë.

Gazeta El Mundo paralajmëron se ky është një "transmetim i heshtur i Covid" pasi 60-70% e pozitivëve të rinj janë plotësisht asimptomatikë, ose me simptoma shumë të buta. Gjysma e pozitivëve të rinj nuk e dinë se ku janë infektua, raporton La Vanguardia, duke cituar një studim nga ‘Red Nacional de Vigilancia Epidemiológica’ dhe ‘Instituto de Salud Carlos III’.

66% e të prekurve të rinj janë midis moshës 15 dhe 59 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa deklaroi se disa nga shpërthimet aktive ishin të lokalizuara në mesin e punëtorëve sezonalë të punësuar në vjeljen e frutave, por virusi gjithashtu ka përfituar nga ulja e vigjilencës te të rinjtë e lodhur nga izolimi, teksa kanë braktisur distancimin fizik dhe maskat

ME TE LEXUARAT