Cohen: Shqipëria e shqiptarët treguan heroizëm në strehimin e mbrojtjen e hebrenjve

Aktualitet

cohenAmbasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen deklaroi të enjten se Shqiperia shfaqi një heroizm absolut me strehimin dhe mbrojtjen që u bëri hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

“Përkujtojmë ditën e Holokaustit, ditë kur ne kujtojmë orët më të errëta dhe ku jo të gjithë komuniteti ndërkombëtar bashkohet për të luftuar paragjykimiet dhe urrejtjen në të gjitha format e saj të shëmtuara”, deklaroi z. Cohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e diplomatit izraelit në Tiranë, David Cohen u bë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të holokaustit dhe një ekspozite fotografike të zhvilluar në kuadër të “Ditës së Kujtesës”.  Duke folur për genocidet e tmerrshme që kanë ndodhur në kohën e Holokaustit, diplomati izraelit, solli në vëmendje vizitën e tij në Gjermani. “Një vit më parë bëra një vizitë në Gjermani dhe vendi i parë që vizitova ishte një ndërtesë, ku në vitin 1942 nazistët zbatuan vendimin final, planin për të azgjësuar popullin hebre. Duke ecur përmes ekspozitës, nuk isha në gjendje për të kuptuar urrejtjen e nazistëve ndaj hebrejve. Komunitetet hebre ishin vendosur qetësist në shumë vende, duke parë punën e tyre si një pakicë e veçantë”, theksoi Cohen. Unë jam krenar, e vijoi Cohen fjalën e tij, që jam ambasadori i parë i Izraelit në Shqipëri, vendi me rekordin më të mirë në të gjithë botën për heroizmin e shfaqur për strehimin e mbrojtjen e hebrenjve. Ai theksoi se është pothuasje i panjohur fakti se shqiptarët strehun hebrenjtë, vetëm në sajë të traditës së besës. “Bëhet edhe më e pabesueshme kur vendet fqinje iu dorëzuan hebrenjtë, nazistëve”, Cohen kujtoi edhe historinë e një gruajë hebre e cila shkruan se,  “një ditë do t’i tregoj botës se shqiptarët strehuan hebrenjtë, pa marrë parasysh rrezikun”. Sipas ambasadorit izraelit, epidemia e racizmit ende sfidon . Akte anti-semite, tha ai, duhet të denoncohen pasi s’mund të rrinë në heshtje.

ME TE LEXUARAT