Cmimi i energjisë, FMN kundër deklarimeve të Bashës

Aktualitet

fmn-tiraneIntervista e plotë e Përfaqësuesit të Përhershëm të FMN në Shqipëri, Jens Reinke dhënë për Televizionin Klan.

  1. Në raportin e fundit të publikuar nga FMN për Europën Qendrore dhe Juglindore, Shqipëria rezulton vendi i vetëm ku është rritur papunësia. Përse ka ndodhur kjo?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Le të shikojmë shifrat e anketës më të fundit, punësimi është rritur me 9 % gjatë vitit 2014 çfarë është një tregues se ekonomia po vazhdon të rimarrë veten. Ai që është një tregues domethënës është fakti se numri i njerëzve që tashmë janë ekonomikisht aktiv kanë hyrë në tregun e punës është rritur me 10 %. Mund të spekulojmë për arsyet por kjo është një indikator, që njerëzit tashmë kanë perspektiva për të gjetur një vend pune. Nga ana tjetër numri i njerëzve që hyjnë në forcën e punës është më i lartë se sa vendet e punës të krijuara dhe si rezultat edhe papunësia është rritur, po të shikojmë më në detaje, papunësia për ata që janë në moshën 30 vjeç, nuk është se është prekur. Por ajo që është shqetësuese është papunësia e lartë tek të rinjtë dhe kjo tregon se ka nevojë për të vazhduar reformat mikroekonomike për të vazhduar për të krijuar mundësinë që rritja ekonomike të vazhdojë dhe gjithashtu për të ndërmarrë politika të targetuara të cilat do të adresojnë të tjera çështje si psh., çështjet e arsimit.

  1. Si e shihni ndikimin e mosrealizimit të të ardhurave nga doganat dhe tatimet? Cilat janë arsyet sipas jush?

Ne kemi vënë re që në 4 mujorin e parë të 2015 të ardhurat kanë qenë nën pritshmëritë edhe të qeverisë edhe tonën. Na duhet që t’i analizojmë këto arsye. Qeverisë i duhet të analizojë arsyet se përse kjo ka ndodhur dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë analizë dhe do të ishte e parakohshme që të flitej përpara se kjo analizë të kryhej. Sigurisht disa nga faktorët janë tashmë të njohur sepse çmimi i ulët i naftës në tregjet botërore, gjithashtu rënia e volumit të importeve në disa artikuj. Por këto vetëm nuk e shpjegojnë gjithë rënien e të ardhurave të grumbulluara kështu që duhet të gjenden arsyet.

  1. Kreditë e këqija janë sërish në kuotën 22.8 % sa i rrezikojnë ato bankat dhe ç’ndikim kanë në ekonominë shqiptare? Çfare do t’i sugjeronit në fakt bankave për t’i trajtuar këto probleme?

Është e vërtetë që niveli i kredive me probleme është i lartë dhe iniciativat e ndërmarra deri tani për të ulur nivelin e tyre nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Së shpejti do të ketë një strategji për ta adresuar këtë çështje. Nuk është një problem që mund ta zgjidhin vetë bankat, është një problem që ka një natyrë që prek gjithë sistemin dhe zgjidhja duhet të ketë një qasje të tillë. Të jetë sa më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Do të ketë hapa të shumtë siç mund të jenë hapat ligjor për të përmirësuar ekzekutimin kolateral, përfshirë pastrimin e kredive apo të tjerë hapa dhe ne së shpejti do të punojmë për hartimin e një strategjie duke ndihmuar qeverinë dhe shpresojme nga mesi i këtij viti do të kemi diçka më shumë për të thënë në këtë drejtim. E thënë këtë dua të shtoj se bankat janë të mirëkapitalizuar dhe nuk bëhet fjalë për rrezik për bankat por, niveli i lartë i kredive me probleme nuk i lejon bankat që të shtrijnë më tej kreditimin e ri në ekonomi dhe rritja e kreditimit ka qenë pothuajse e sheshtë dhe kjo nuk ndihmon në zgjerimin e aktivitetit ekonomik.

  1. Borxhi publik është po ashtu në nivelin shqetësues sipas disa institucioneve shqiptare. Ka kritika edhe nga brenda mazhorancës se nuk mund të ulet borxhi duke marrë borxh nga FMN. Çfarë i keni sugjeruar qeverisë shqiptare për uljen e nivelit të borxhit dhe në çfarë shkalle rrezikshmërie do ta vlerësonit nivelin aktual?

Programi që qeveria ka me FMN ka si synim të vetin reduktimin e borxhit publik dhe këtu flas në borxhin publik të shprehur si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në afatin e shkurtër disa faktore mund të shkaktojnë përkohësisht ndryshime në këtë raport te borxhit. Si psh: tani që inflacioni është i ulët, Prodhimi i Brendshem Bruto në nivel nominal është gjithashtu më i ulët seç pritej dhe kjo ndikon në raportin. Për shkak të vlerësimit të Dollarit në raport me Lekun borxhi që është marrë në Dollarë i shprehur në Lekë duket se është më i lartë, por në përgjithësi qeveria dhe vendi është në rrugën e duhur për uljen e borxhit publik. Përsa i përket uljes e rrezikut që vjen nga borxhi kjo ka të bëjë shumë me menaxhimin në mënyrë efiçente të borxhit publik dhe ajo që Shqipëria kërkon të bëjë është qasja e duhur që po zëvendëson borxhin e brendshëm me interes të lartë dhe afat maturimi të shkurtër me borxh të huaj i cili ka interes më të ulët dhe afat maturimi më të gjatë. Çka do të bëjë që të ulë nevojën për rifinancim të borxhit që është shumë i rëndësishëm.

  1. Nga opozita është kërkuar ulja e çmimit të energjisë elektrike, a mendoni në fakt se ka vend për të ulur çmimin e energjisë elektrike?

Përsa i përket sektorit të energjisë elektrike ai ka qenë i subvencionuar nga buxheti në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, gjë e cila akoma vazhdon. Por shpresojmë që ndërkohë që reforma në sektorin e energjisë elektrike të japë rezultate ky subvencionim të vijë duke u ulur. Pasi ky subvencionim nuk i ka mundësuar qeverisë që këto fonde t’i përdorë për shpenzimet e tjera dhe ka limituar aftësinë e qeverisë për të bërë shpenzime të tjera. Përsa i përket vendosjes së çmimit të energjisë elektrike, parimi duhet të jetë që çmimi duhet të vendoset për të mbuluar kostot mesatare dhe nevojën për investim e ka sektori. Është një autoritet i pavarur që merret me vendosjen e çmimit të energjisë elektrike. Unë nuk jam ekspert në këtë fushë, por në këtë moment do të dekurajoja shqiptarët që të lobonin në uljen në çmimin e energjisë elektrike.

  1. Flasim pak sërish për performancën e te ardhurave në buxhetin e shtetit. A janë përmbushur pritshmëritë e FMN?

Në këto muajt e parë të 2015 të ardhurat nga tatimet kanë qenë më të ulta se sa parashikohej nga qeveria dhe ne. Ne e kemi diskutuar këtë çështje me qeverinë dhe do të analizojme arsyet përse kjo mund të ketë ndodhur.

  1. Në lidhje me rritjen ekonomike cilat janë pritshmëritë e FMN?

Ne presim që ekonomia të vazhdojë të rigjallërohet në 2015, sigurisht ambjenti i jashtëm nuk është shumë nxitës për rritje sepse vazhdon që një pjesë e madhe e vendeve të Eurozonës të jenë me probleme dhe të kenë një rritje nën potencial. Por gjithashtu ka edhe disa pengesa të brendshme që të lejojnë rritjen të jetë më e lartë të cilat duhen adresuar. Ne inkurajojmë autoritet që të vazhdojnë me reformat strukturore për të mundësuar që Shqipëria të ketë norma më të larta rritje ekonomike, sepse tani rritja ekonomike është nën potencialin e vet dhe pavarësisht se ka një rritje pozitive. Në qershor do të ketë një vizitë të Misionit të FMN në Tiranë dhe ne do të vlerësojmë të gjitha parametrat ekonomike përfshirë edhe rritjen ekonomike përsa i përket këtij viti dhe parashikimit më tej.

  1. Duke qëndruar tek ajo që ju sapo thatë, ka disa probleme të brendshme që ndikojnë në ekonominë shqiptare, por ju si përfaqësues i FMN cilat mendoni se ndikojnë në këtë rezultat?

Ka një numër vështirësish strukturore të cilat po të përshkruheshin me një fjalë do të binin të gjitha në ombrellën e shtetit ligjor. Mund të flasim për mangësi në sistemin gjyqësor, çka ka impaktin e vet edhe ne sektorin bankar. Mund të flasim në veprimet me pronësinë, për qartësinë e pronësisë së tokës dhe se sa është e mundur që investitorët e huaj të kenë pronësi të sigurt të tokës. Mund të flasim për sektorin e energjisë elektrike, pasi ende ka raste kur ka ndërprerje dhe furnizimi me energji elektrike nuk është gjithmonë i pandërprerë. Gjithashtu efiçenca e taksave dhe administratës tatimore dhe doganore, jo vetëm përsa i përket grumbullimit të të ardhurave, por gjithashtu edhe për mënyrën se si ata operojnë me bizneset. Se si është eksperienca e bizneseve si klient të administratës doganore dhe tatimore, e cila mund të përmirësohet më tej.

  1. Shqipëria po merr këste njëra pas tjetrës nga FMN, çfarë do të thotë kjo për situatën e ekonomisë shqiptare?

Është e vërtetë bordi i FMN sapo përfundoi shqyrtimin e rishikimit të 4 – t të programit që FMN mbështet dhe disbursoi 36 milionë Euro, që do të thotë se të gjitha ato kriteret e vendosura për të përmbyllur rishikimin praktikisht janë arritur të tëra dhe mjaft konfort. Kjo do të thotë që programi është në rrugën e duhur dhe ne duhet të jemi të kënaqur për këtë.

  1. Duke qëndruar tek kjo pyetje, çfarë do të thotë për qytetarin shqiptar fakti që qeveria merr borxh tek FMN?

Ne jemi të kënaqur për llogari të qytetarëve shqiptarë, pasi nëse programi është në rrugen e duhur kjo do të thotë që jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat e programit të cilat janë për të siguruar një ambjent ekonomik më të qëndrueshëm për të siguruar mundëisinë për rritje më të lartë, më shumë punësim dhe më shumë të ardhura në afatin e mesëm. Dhe nuk është puna tek vlerat e financimeve nga FMN pasi në fakt mund të ketë finnacime të tjera që janë më të mëdha në vlerë që Shqipëria merr nga FMN. Psh: Eurobondi mund ta kalojë në vlerë huanë nga FMN, por ajo çka është e rëndësishme është sinjali që një program i suksesshëm me FMN jep për investitorët privatë dhe agjencitë që bëjnë renditjen e kriditimit të vendit. Të gjitha këto e monitorojnë me shumë kujdes programin e FMN dhe si Shqipëria po ecën në këtë program dhe nëse ky program ecën në rrugën e duhur është një sinjal pozitiv për të qenë i kënaqur për shqiptarët.

  1. Nisur nga vendet e rajonit siç është Greqia a ndodhet ekonomia shqiptare në rrezik?

Rreziqet e jashtme jane gjithnjë prezente nëse niseni nga situata në Greqi, ne jemi duke e këshilluar qeverinë që të përmirësojë rrezistencën ndaj shkaqeve të ndryshme që mund të vijnë në ekonominë shqiptare dhe mund të them në të shkuarën e afërt qeveria ka ndërmarrë hapat për të forcuar rezistencën e saj për tu përballuar me të tilla rreziqe që mund të vijnë nga jashtë. Një program i FMN ka rëndësi për sinjalin që jep ndaj partnerëve të tjerë si sektori privat edhe partnerëve të tjerë të zhvillimit që mund ta shikojnë atë si shenjë që mund të jenë më të gatshëm të bashkëpunojnë me një vend që ka një program të FMN.

  1. Cilat jane sfidat e ekonomise shqiptare?

Janë që të rritë më shumë, të krijojë më shumë vende pune dhe të ardhura. Pengesat në këtë drejtim janë të natyrës strukturore dhe gjithashtu një konsolodim fiskal i pa përmbyllur. Përveç vazhdimit të reformave, ka edhe regforma të tjera në fushën e shtetit ligjor dhe përmirësimit të klimës së biznesit dhe këto duhet të vazhdojnë. Borxhi publik është në qendër të politikës fiskale edhe të programit tonë. Parashiokojmë që do të ulet gradualisht dhe do të ndryshojë përbërja e tij duke u bërë kompozimi i tij më pak i rrezikshëm. Borxhi publik duhet të përdoret në mënyrë të mençur pasi vendi ka nevojë për investime dhe huamarrja luan rol kyç. Por dhe një menaxhim i mirë i borxhit. Gjithmonë ka vend për përmirësim.

ME TE LEXUARAT