Beqaj përuron Njësitë e Lëvizshme të Check-Up në komunën Shkrel

Aktualitet

shkrelKontrolli Mjekësor Bazë falas për grupmoshat 40-65 vjeç mbërrin në çdo cep të vendit. Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i PS-së për zonën e Malësisë së Madhe, prezantoi për herë të parë njësitë e lëvizshme të këtij programi të kontrollit mjekësor gjatë një vizite në Dedaj, të komunën Shkrel të Shkodrës.

Këto njësi të lëvizshme, sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat që i kanë larg vendbanimet nga qendrat shëndetësore, dhe më pas të gjithë qarkun e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne jemi angazhuar t’ua ofrojmë shërbimin shëndetësor të gjithë njerëzve të kësaj grupmoshe që jetojnë në Shqipëri,” u shpreh z. Beqaj, duke shtuar se “ky është hapi i parë drejt mbulimit shëndetësor universal, por jemi të vetëdijshëm që nëse ua ofrojmë këtë të drejtë çdo qytetari, edhe banorëve të Shkrelit, por distanca e vendbanimit nga qendrat shëndetësore është e tillë që nuk është e afërt, na duhet të ofrojmë edhe njësitë e lëvizshme”.

ME TE LEXUARAT