Përvjetori i Tridhjetë i thirrjes së parë me celular në Mbretërinë e Bashkuar

Teknologji

image005 (1)

• Thirrja e parënë absolut nëBritaniështë kryer nga rrjeti Vodafone 30 vjet më parë

• Michael Harrison, i biri i Presidentit të parë të Vodafone, kreu thirrjen me datë1 Janar 1985

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Tridhjetë vjet më pas, Vodafone u kthye në industrinë lider me 438 milionë klientë, e cila ofronshërbimin celular në 26 shtete dhe shërbimin e internetit me brez të gjerë në 17 shtete

Thirrja e parë me celular në Britani është bëre 30 vjet më parë në rrjetin e sapo hedhur në treg asokohe nga Vodafone. Michael Harrison, biri i ish-Presidentit të Vodafone ka qenë i pari që ka testuar sistemin duke marrë në telefon babanë e tij në mesnatën e datës 1 Janar 1985.

Michael Harrison u largua fshehurazi nga festae Vitit të Ri e organizuar nga familja në shtëpinë e tij për t’i bërë një surprizë babait duke e marrë në telefon nga sheshi i Kuvendit në Londër. Harrison bëri thirrjen historike nga një ndër pajisjet e para celulare– një VT1 Vodafone i Transportueshëm, me peshë 11lb (5kg) dhe me 30 minuta kohë bisede në dispozicion. Harrison mban mend që linja ishte shumë e pastër pavarësisht se thirrjet e gëzimit të njerëzve duke festuar natën e Vitit të Ri në Londër krijonin zhurmë të konsiderueshme në sfond.

Sapo Sir Ernest Harrison u përgjigj në telefon, Michael i tha: “Alo Babi. Jam Mike. Kjo është telefonata e parë në absolut e bërë në një rrjet celular komercial në Mbretërinë e Bashkuar”. Nga ana tjetër e linjës, u hapën shampanja dhe fotografët e kapën momentin – i cili kurorëzonte tre vite punë intensive qe prej marrjes sëliçencës në vitin 1982.

image008Disa ditë më vonë, një turmë e madhe u mblodh nëSt Katherine’s Dock në Londër për të parë komedianin Ernie Wise qëkryente thirrjen e parë publike me celular.Wise mori të njëjtën pajisje të transportueshme në St Katherine’s Dock në Londër në një karrocë poste të shekullit të 19 duke përdorur një nga format më të vjetra të komunikimit për dërgimin e një letre – pikërisht për të theksuar shpejtësinë dhe leverdinë e këtyre pajisjeve telefonike celulare të reja.

Thirrja e Ernie Wise u prit nga selia origjinale e Vodafone, ku ndodhej një grup punonjësish në një zyrë sipër një restoranti Indian nëNewbury, Berkshire.

Për nëntë ditët e para të1985, Vodafone ka qenë shoqëria e vetme me rrjet celular në Mbretërinë e Bashkuar.

Të rëndë dhe të pavolitshëm, gjenerata e parë e telefonave celularëështë shitur në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 1984 – përpara se produktet e para të ishin të disponueshme dhe para hapjes zyrtare të rrjetit. Kërkesa për një telefon celular i cili mund tëishte plotësisht i lëvizshëm ishte aq e madhe sa që më shume se 2,000 urdhra blerje u morën nga ekipi i shitjes së Vodafone përpara se Michael Harrison të kryente thirrjen e tij nga Sheshi i Kuvendit. Në fund të 1985, ishin shitur më shumë se 12,000 pajisje.

Ato nuk ishin aspak pajisje të cilat mund të mbarteshin dhe kushtonin rreth £2,000 – baraz me rreth £5,000 duke konsideruar inflacionin. Megjithatë, telefonat celularë të parë simbolizonin një revolucion në komunikim dhe u kërkuan nëçast nga profesionistët e rinj, dëshira e të cilëve për celularët si “tullë”është dokumentuar në filma dhe seri televizive, që ngaWall Streetderi teOnly Fools and Horses. Krerët me vetura Ferrari në valën e parë tëpromovimit u tërhoqën shumë nga ky treg. “Mund të jesh, atëherë kur nuk je” shkruante faqja e plote e reklamëstë krijuar nga agjencia e reklamave Saatchi & Saatchi e printuar nëçdo gazetë të madhe Britanike.

Tridhjetë vjet më pas, teknologjia e Vodafone, e zgjedhur fillimisht nga pak veta, sot kanjë rol parësor në jetën e më shumë se 400 milion njerëzish nga çdokontinent. Vodafoneështë sot pionier botëror në sjelljen e benefiteve të revolucionit celular dhe dixhital për klientët dhe sektorin e biznesit në të gjithë botën. Si novator, Vodafone është lider nëindustrinë e zhvillimit të teknologjisë transformuese, që nga ofrimi i shërbimit 4G në 15 shtete deri në ofrimin e shërbimeve si teknologjia që mundëson komunikimin pa fije ndërmjet pajisjeve machine-to-machine (M2M) dheM-Pesa, shërbimi i pagesës nëpërmjet celularit që u jep liri financiare miliona njerëzve.

Evolucioni i Vodafone ka marrë vrull: në 2013, Vodafone ka ndërmarrëprojektin “Spring”– programi i investimit të kapitalit më i madh në historinë e kësaj shoqërie, e cila ka angazhuar rreth £19 miliard në dy vjet për të zgjeruar rrjetet dhe shërbimet e saj në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Përgjegjësi i Departamentit Tregtar dhe Operacional i Grupit Vodafone, Paolo Bertoluzzo ka thënë: “Kur u hodh në treg, themeluesit e Vodafone kanë piketuar drejtorët e bizneseve, përfaqësuesit e shitjeve, gazetarët, kirurgët, veterinerë dhemjekët e Britanisë. Tridhjetë vjet më pas, gama e klientëve të Vodafone përfshinë të rinjtë nga gjithë Evropa, India, Afrika si dhe bizneset multinacionale më të mëdha në gjithë botën. Megjithëse aktiviteti ynë ka ndryshuar përtej çdo pritshmërie, qëllimi ynë dhe objektivat nuk kanë ndryshuar: t’u japim fuqi klientëve, cilitdo dhe kudo qofshin ata, pasi lidhjet me celularë, internet nëbrez të gjerë dhe dixhitale kanë transformuar shoqërinë në një mënyrë tëpaimagjinueshme në vitet 1980”.

Vodafone u kërkon njerëzve të ndajnë kujtimin e tyre të blerjes së celularit të parë dhe kryerjes së thirrjes të parë me celular me anë të hashtagut #myfirstmobile dhe #30yearsVodafone

ME TE LEXUARAT