A do dekretohet Cakaj, Meta: Varet nga përgjigja e institucioneve

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur interesimit të përfaqësuesve së mediave per aktualitetin politik në vend.

Ai gjatë një vizote në Kavajë ku mori pjesë në një seancë të dhurimit të gjakut nga qytetarët e kësaj bashkie është pyetur të komentojë edhe mos dekretimin nga anë e tij të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe zevednsimin e tij nga Gent Cakaj.

Pyetje: Zoti President, Kushtetuta ju jep një rol një rol të rëndësishëm si pikë reference për politikën e jashtme. Ngurrimi juaj për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij, a është kjo pjesë e një ridimensionimi të rolit të Presidentit të Republikës në politikën e jashtme të vendit?

Presidenti Meta: “Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetje: “Kushtetuta thotë: Ministri mishëron cilësitë e deputetit. Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?”

Presidenti Meta: “Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.”

ME TE LEXUARAT