Çadra e PD-së do të mbyllet nesër? Flet Grida Duma

Politikë

Grida Duma, sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma,tha se ende nuk ka një lajm zyrtar se kur do të mbyllet çadra e Partisë Demokratike. Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24,  dha disa arsye se pse ajo ishte e suksesshme në gati 90 ditë përballë godinës së kryeministrisë.

Duma tha se për shkak të Çadrës, qeveria shkarkoi 4 ministra, dy prej të cilëve sipas saj “mbajnë lapidarin e korrupsionit e krimit, ai i brendshëm dhe i shëndetësisë, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqja”.

“Nuk ka një lajm zyrtar për mbylljen e çadrës, besoj që nuk do të ndodhë, por pritet të shohim. Jemi duke iu afruar 18 qershorit, situata dhe gjuha duhet të jetë diverse.

Çadra, ose Shtëpia e Lirisë, e provoi veten të suksesshme në shumë gjëra. Ju e dini që nuk do ndodhte shkarkimi i 4 ministrave, dy prej të cilëve mbajnë lapidarin e korrupsionit e krimit, ai i brendshëm dhe i shëndetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe vendosja e Xhafës ishte një provokim i madh, për të treguar që ne nuk ndalemi. Por edhe ky thotë që edhe policia ka qenë e përfshirë në trafiqet e drogës. Tani jemi në situatë ku PS denoncon vetë gabimet, ose pjesëmarrjen me vullnet në krim,” tha Grida Duma.

Duma tha se protesta e PD e ka vërtetuar se ka qenë gjithnjë paqësore dhe nuk ka si qëllim krijimin e destabilitetit në vend.

“Në rastin tim në tre protestat e fundit, nuk jam përgënjeshtruar por kanë qenë për t’u pasur zili për nga pikëpamja e pjesëmarrjes.

Opozita ka treguar që sakrifica nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit, por me një sakrificë reale që janë zgjedhjet e lira. Ne po kërkojmë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës së saj. Ato vijnë me alternativë e rregulla loje.

Jemi sot në ditën e 80 e ca për të treguar që nuk e bëjmë për pushtet, që nga demokrati i thjeshtë, që duam të shkojmë me rregulla zgjedhjeje. Asnjë s’po i jep llogari njerëzve për premtimet e pambajtura. Duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky vend është pa rregulla loje,” tha Sekretarja e PD.

Konfrontime nga ana e protestuesve

Duma: Ju siguroj një gjë, provën për këtë e kemi dhënë faktike. Nuk ka askush që të thotë se ka pasur ndonjë element të prishur nga protestat gjigande të PD-së. Turmat janë të pakontrollueshme. Por opozita duhet lavdëruar për menaxhimin e agresivitetit të turmës. Kemi arritur të menaxhojnë revoltën e njerëzve të pashpresë.

Si brenda dhe jashtë çadrës kemi bërë që njerëzit t’i thonë aty problemet, të shfryjnë.

Ndërhyrja e pasuksesshme e europianëve

Duma: Nuk ka asnjë të huaj që nuk e kupton lëvizjen e një partie dhe lëvizjen popullore, siç do jetë kjo e 13 majit. Nëse ndërkombëtarët do bënin detyrën e opozitës, Shqipëria do ishte në një situatë tjetër.

ME TE LEXUARAT