Prekëse, burri del nga burgu për ti shprehur dashurinë gruas: “E dua më shumë se gjithçka”

Soft

artur-velo2016Bashkëshortja e kishte braktisur pasi u burgos, dhe prej gjashtë muajsh nuk shihte vajzën 4-vjeçare.

Emanuela vendosi të largohej nga shtëpia ku kishte jetuar me bashkëshortin, Arturin, pasi ai u burgos. Prej gjashtë muajsh Arturi, i mbyllur në burg, nuk e shikon më të bijën 4-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai iu drejtua “Shihemi në gjyq” për t’i kërkuar bashkëshortes të kthehet në shtëpinë e tyre me prindërit e tij, të cilët kanë mbetur të habitur nga largimi i Emanuelës, e cila në fillim pas arrestimit dhe burgosjes së bashkëshortit për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje, kishte treguar shumë mbështetje për bashkëshortin dhe familjen e tij.

Me leje të veçantë nga ministri i drejtësisë, Eni Çobani arriti të nxirrte Artur Velan nga burgu për t’i shprehur publikisht dashurinë gruas të tij.

“E dua më shumë se gjithçka në botë! Është shumë e veçantë për mua!”, kështu ia shprehu dashurinë Arturi gruas së tij, e cila me shumë këmbëngulje refuzoi të kthehej. E lodhur nga pritja, Emanuela tha se 13 vitet që duhet të vuante Arturi në burg i dukeshin një kohë tepër e gjatë. Ajo tha se të bijën nuk e kishte çuar të shihte të atin në burg sepse ajo trembej.

artur-velo16

“Ti vërtet mendon se do të dalësh nga burgu?!”, këmbëngulte Emanuela ndërsa i shoqi i përsëriste se ishte aty për t’I treguar se është i pafajshëm, “Ti më ke shkatërruar jetën! Nuk kthehem!” Por Arturi nga ana e tij këmbënguli se duhet t’i besonte atij, bashkëshortit të vet, dhe t’i lejonte të shihte vajzën për të cilën e kishte marrë malli.

“Unë jam Arturi që ke njohur ti, jo ai që thotë prokuroria!”

Pas lutjesh nga ana e Arturit, babait dhe nënës së tij si edhe ndërhyrjeve të ndërmjetëses Eni Çobani, Emanuela uli kokën me ngashërima dhe pranoi se thellë, kishte besim tek ai. Ishin rrethanat ato që e kishin detyruar të merrte këtë vendim.

“E di që Arturi nuk e ka bërë këtë. Unë do të kthehem.”- tha ajo ndërsa qante.

Në fund, i lumtur që më në fund po ndjente përsëri mbështetjen e gruas dhe se do të shihte përsëri të bijën, Arturi përqafoi dhe puthi Emanuelën./anabel

ME TE LEXUARAT