Drogë e krime të llahtarshme, kush janë 4 shqiptarët që u arratisën dje nga burgu grek?

Aktualitet

4 shqiptarë u arratisën ditën e djeshme në mënyrë spektakolare në Greqi, teksa po transferoheshin nga Athina në Kretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes 11 të burgosurve që po transferoheshin, 4 prej tyre shqiptarë kanë mundur t’i largohen policisë, gjatë momentit të nisjes së tragetit për në burgun Alikarnaso në Hania.

 

Të burgosurit e arratisur janë Alfons Doçi, Robert Xhimaj, Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge, si dhe Xhuliano Halili, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një fëmije.

 

Aventura e dy prej tyre ka përfunduar shpejt, duke rënë në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

ME TE LEXUARAT