Shqiptarja 17-vjecare zhduket pa gjurmë pasi mbërriti në Britani

Aktualitet

julinda-kuca15Një vajzë nga Shqipëria po kërkohet nga Policia në Sussexin perëndimor pasi është zhdukur nga data 8 janar 2015.

Vajza 17-vjeçare shqiptare quhet Junilda Koca. Sipas policisë, ajo nuk është parë që kur u largua nga adresa në të cilën ishte regjistruar për qëndrim.

Vajza 17-vjeçare ka flokë bjonde, sy kafe dhe ngjyrën e bardhë të lëkurës. Ajo për herë të fundit është parë e veshur me xhinse blu të errëta, çizme ngjyrë kafe dhe një pallto të errët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në duar mbante dy çanta të zakonshme apo çanta udhëtimi, një prej të cilave është e stilit “Luis Vuitton”. Vajza kishte mbërritur ga Shqipëria në Gatvvixk e pashoqëruar më 6 janar.

Policia dhe autoritetet e kanë shoqëruar dhe e kishin dorëzuar tek autoritetet e shërbimit social.

Shqiptarja nuk di të flasë mirë anglisht dhe nuk ka kontakte me njerëz të tjerë në këtë vend. Policia në bashkëpunim me autoritetin e emigracionit kanë thënë se po punojnë për të gjetur gjyrmë të sajat pasi ajo është shpallur person i humbur.

Mark Green nga qendra për emigracion në Britani ka bërë thirrje për të gjithë ata persona që kanë ndonjë informatë se ku mund të jetë ajo, të kontaktojnë policinë përmes [email protected] apo të telefonojnë në numrin 101.

ME TE LEXUARAT