Brexit, Gjermania “kërcënon” Britaninë

Bota

brexit1E ndërsa mbetet më pak se një javë nga zhvillimi i referendumit që do të përcaktojë edhe fatin e britanikëve nëse do të qëndrojnë apo jo në BE, Organizata e Tregtisë gjermane “Jungen Unternehmer” ka ndërmarrë edhe një iniciativë për të bindur britanikët që të qëndrojnë në BE.

Organizata nisi atë që quhet ‘Bratwurst kundër Brexit’ duke u bërë thirrje votuesve britanikë që të votojnë në favor të qëndrimit në BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bratwurst është një lloj sallami i prodhuar në Gjermani e që preferohet shumë nga britanikët dhe Organizata e Tregtisë Gjermane kërcënon se nëse Britania do të dalë nga BE, atëherë ajo do të ndalojë eksportet për në Britani.

E përditshmja britanike “Express” ka ironizuar këtë vendim duke i vënë edhe titullin “Gjermania nxjerr armët për të mbajtur Britaninë në BE”./Top Channel

ME TE LEXUARAT