Protesta e nesërme e opozitës, Braçe: Berisha shkon para drejtësisë nëse ka dhunë

Politikë

brace kuvendDeputeti socialist Erjon  Braçe paralajmëron se nëse do të ketë dhunë në protestën e nesërme, Berisha do të përballet me drejtësinë. I pyetur nga ndjekësit e tij në facebook në lidhje me Berishën dhe protestën e opozitës, Braçe shkruan “…ke dyshime se Sali Berisha nuk përballet pas së nesërmes së tij të dhunshme me drejtësinë?”

Erjon Braçe ka ironizuar lajmin e publikuar në media se SHISH ka thënë se mund të ketë dhunë në protestën e nesërme. Braçe thotë se SHISH nuk ka thënë asgjë të re, duke shtuar se e dinë të gjithë që Berisha është një prej kriminelëve më të rrezikshëm në këtë vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“SHISH paska bërë zbulimin e ditës. Paska thënë se në protestën e nesërme të Sali Berishës mund të ketë dhunë dhe njerëz të rrezikshëm! Po patjetër, aty do jetë Sali Berisha. E dinë të gjithë që është një prej kriminelëve më të rrezikshëm në këtë vend, ka vjedhur e ka vrarë i mbrojtur nga pushteti dhe me imunitetin e tij nuk është hetuar e gjykuar kurrë. Është gjak deri në fyt.

Nuk ka njeri më të rrezikshëm se ky. Dhunë? Po pse qenka lajm i ri ky? Po gjithë fushata e tritolit në nivelin më të lartë, e konsumuar nga njerëz tipikisht të lidhur me Sali Berishën e për të cilën Sali Berisha akuzon si këllirë politikë, Qeverinë, çfarë është? Dhunë barbare mbi një shoqëri të tërë. Kështu që s’ka asgjë të re”, shkruan Braçe në Facebook.

ME TE LEXUARAT