Boshkovski 5 orë ballë për ballë me PSP-në

Bota

boshkovskiMarrja në pyetje e ish-ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Ljube Boshkovski, ka zgjatur plot pesë orë në PSP, i gjykuar për rastin ‘’Kampanja’’.

Ai është përshëndetur nga disa simpatitizantë të tij në momentin e daljes nga ndërtesa ku gjenden zyrat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati i tij mbrojtës, Konstantin Kratovaliev, nuk ka dhënë detaje rreth intervistimit të klientit të tij, përveç se ka konfirmuar se arsyeja e thirrjes së Boshkovskit nga PSP ka qenë pikërisht rasti i lartëpërmendur për të cilin është gjykuar ish-ministri Boshkovski.

ME TE LEXUARAT