Reshje të dendura bore në veri, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Aktualitet

bora-350x192Kur  jugu i vendit është pushtuar nga reshjet e shiut, në zonat malore në veri dhe juglindje, vijon të bjerë borë.

Reshje të dendura bore janë evidentuar në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella trashësia shkon deri në 40 cm. Aktualisht nuk konstatohen probleme me energjinë elektrike. Sakaq në aksin Burrel-Skurraj ka patur rrëshqitje dherash gjatë ditës se djeshme që janë pastruar gjatë natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që nuk konstatohen probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.

Në qarkun e Kukësit vërehen reshje të dendura bore, ku trashësia në qytet i kalon 10 cm, ndërsa në lartësitë mbi 500-700 m trashësia e borës varion nga 25-40 cm.

Në aksin Fierze – Lekbibaj, ne afërsi të Lekbibajt, ka ndodhur një rrëshqitje, qarkullimi është i bllokuar. Autostrada e rrugës së Kombit e qarkullueshme pa zinxhirë. Trashësia e borës shkon 40 cm tek Tuneli i Kalimashit, ndërkohë që janë në punë 6 borëpastruese.

Domaj-Drajreç e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Trashësia e borës 25 cm.

Rruga B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Trashësia e borës 50 cm, mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës.

Në Korçë, ndonëse janë rikthyer reshjet e borës nuk konstatohen rrugë të bllokuara. Qarkullimi bëhet me zinxhirë sidomos në aksin Erseke-Leskovik ku po bien reshje të ndeura bore dhe në segmentin Korçë-Qafë Thanë, dhe rrugën e Voskopojës e të Dardhës.

ME TE LEXUARAT